Sport
VIDEO/ Odegaard gjen golin, por West Ham eliminon Arsenal-in nga Carabao Cup

Kanë nisur takimet e raundit të 1/8-ave të Carabao Cup, me rrethin që po ngushtohet, ndërsa sot do të përcaktohen skuadrat që do prekin fazën e çerekfinaleve.
West Ham-Arsenal (3-1)
Carabao Cup, raundi i 1/8
West Ham triumfon ndaj Arsenal dhe kualifikohet në raundin e radhës të Carabao Cup, me skuadrën e Mikel Artetës që e mbyll kë kë rrugëtim.
16’-West Ham merr avantazhin falë autogolit të White, që në përpjekje për ta larguar topin e dërgon atë në rrjetë.
50′-Gool! West Ham gjen golin e dytë, Kudus u jep siguri vendasve.
60′-Goool! Bowen gjen rrugën drejt rrjetës me një goditje me stil dhe i jep golin e tretë skuadrës së Moyes.
90+6′-Goool! Odegaard gjen rrugën drejt rrjetës, por Arsenal eliminohet nga Carabao Cup.
Manchester United-Newcastle (0-2)
Carabao Cup, raundi i 1/8
Tjetër përballje shumë interesante dhe që pritet të dhurojë spektakël mbrëmjen e kësaj të mërkure në Carabao Cup është edhe ajo mes Manchester United dhe Newcastle.
29′-Gooool! Zhbllokohet Manchester United-Newcastle, Almiron u jep avantazhin miqve.
36′-Goool! Hall realizon golin e dytë me një goditje të lehtë, por që Onana nuk ia doli ta ndalë dhe i jep siguri Newcastle-it.
Bournemouth-Liverpool (1-2)
Carabao Cup, raundi i 1/8
Kampioni në fuqi i Carabao Cup, Liverpool ndeshet në transfertë me Bournemouth, në takimin e vlefshëm për raundin e 1/8-ave.
31’-Gooool! Gakpo realizon me një super goditje dhe kalon kampionët e Liverpool në avantazh.
64′-Gooool! Kluivert realizon dhe i jep barazimin skuadrës së Bournemouth.
70′-Gooool! Liverpool kundërpërgjigjet shpejt, Nunez rikthen “The Reds” në avantazh.
Lexo edhe:
