fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Nice bie në shtëpi, Monaco merr një fitore të rëndësishme

Publikuar

Nice bie në shtëpi ndaj Monaco-s, në takimin e javës së 21-të të Ligue 1 që u mbyll me rezultatin 2-3, por me “shqiponjat” që këtë ndeshje e mbyllën me dhjetë lojtarë.

Në minutën e 16’ Zakaria gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh.

Lexo edhe:

VIDEO/ Eurogol nga goditja e dënimit, Rey Manaj dhuron spektakël në Turqi

VIDEO/ Jo vetëm Manaj, një tjetër shqiptar shënon në Superligën turke

VIDEO/ Cikalleshi protagonist me asist, Konyaspori në avantazh

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Bellingham, kavilja “tradhton” mesfushorin

Megjithatë vendasit gjetën barazimin brenda pjesës së parë me golin e realizuar në minutën e 37’ nga Laborde që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 50’, pas asistit të dhuruar nga Minamino, Zakaria gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe riktheu ekipin e tij në avantazh.

Si të mos mjaftonte disavantazhi, në minutën e 54’ Nice mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Dante u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë edhe pse në inferioritet numerik vendasit ia dolën që të barazonin me golin e realizuar nga Guessand në minutën e 74’.

Vetëm tre minuta më pas rezultati ndryshoi sërish, pasi Golovin gjeti rrugën drejt rrjetës dhe riktheu avantazhin te miqtë.

Pas këtij triumfi Nice renditet në vend të dytë me 39 pikë, teksa Monaco në vend të tretë me 38 pikë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook