fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

(Video) Nëntë ushtarë ukrainas arrijnë t’i zmbrapsin mbi 30 rusë, në një moment zhvillohet beteja pak metra larg njëri-tjetrit

Videoja e filmuar nga ajri shfaq nëntë ushtarë ukrainas në një mjet të blinduara, ku vazhdimisht gjuheshin me raketa nga helikopterët e dronët, por shoferi arrinte t’i shmangte duke ia ndërruar drejtimin mjetit të blinduar.

Publikuar

Se ukrainasit janë të vendosur ta mbrojnë me çdo çmimin vendin e tyre nga forcat pushtuese, tashmë e kanë dëshmuar.

E një video e publikuar së fundmi tregon më së miri sesi ukrainasve nuk u dhimbset për asnjë moment jeta, që ta mbrojnë lirinë dhe ta dëbojnë Rusinë nga territori i tyre, transmeton Telegrafi.

Videoja e filmuar nga ajri shfaq nëntë ushtarë ukrainas në një mjet të blinduara, ku vazhdimisht gjuheshin me raketa nga helikopterët e dronët, por shoferi arrinte t’i shmangte duke ia ndërruar drejtimin mjetit të blinduar.

E pasi që arrijnë deri te një pikë e caktuar, zbresin nga autoblinda dhe fillojnë betejën e ashpër me ushtarët rusë që i kishin pak metra larg, dhe ishin pozicionuar dhe kishin përparësinë e numrit të ushtarëve.

Por as kjo nuk u ndihmoi. Pavarësisht se ishin mbi 30 ushtarë rusë të armatosur rëndë dhe në pozicionet luftarake, ukrainasit arrijnë të rimarrin pozicionet e tyre dhe t’i detyrojnë të ikin.

Në një moment ata zhvillojnë betejën pothuajse tri metra larg njëri-tjetrit, duke shkëmbyer granata dore, të cilat ukrainasit ua kthenin akoma pa shpërthyer.

Krejt në fund iu vërsulen duke i detyruar mbi 30 ushtarë rusë që të ikin me tërë forcën nga ushtarët e Volodymyr Zelenskyt

Vazhdo më shumë