fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Monza i falet Colpanit, “paqe” në Verona-Frosinone

Publikuar

Fiton Monza, ndërkohë që përfundoi pa fitues përballja Hellas Verona-Frosinone (1-1). Skuadra e Palladinos triumfoi 1-0 kundër Sassuolos, sfidë që u vendos nga goli i Colpanit pas gjysmë ore lojë.

Vendasit janë ngjitur në kuotën e 28 pikë, ndërkohë që skuadra e Dionisit mbetet vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë.

Goli i MONZËS

Në ndeshjen tjetër të Serie A, Hellas Verona nuk arriti të ruante avantazhin e siguruar nga goli me penallti i sllovakut Suslov në minutat shtesë të fraksionit të parë.

Lexoni edhe:

Ndërkohë, Duda humbi një penallti për vendasit pak minuta përpara se të vinte goli i avantazhit. Gjithsesi, Frosinone barazoi dhe evitoi humbjen falë golit me kokë të Kaio Jorge pas një ore lojë.

Goli i HELLAS VERONËS

Sfida nuk prodhoi më gola dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, që më shumë i shërbeu skuadrës udhëtuese.

Goli i FROSINONES

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook