fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Milan ngec në “San Siro”, Udinese i gëzohet fitores së parë sezonale

Publikuar

Udinese shijon triumfin e parë sezonale dhe atë e bën në “San Siro” në transfertën e Milan, me ekipin e Piolit që pas javës së 11-të të Serie A numëron tre takime radhazi pa fitore.

Ky takim rezultoi shumë i vështirë për Milanin, që pavarësisht tentativave nuk ia doli që të gjente “recetën” e golit.

Ndërsa Udinese nga ana tjetër ia doli që të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 61’, me Pereyran që shënoi nga pika e bardhë, penallti të cilën miqtë e fituan pas një ndërhyrjeje të gabuar të Adli ndaj Ebolese-s.

Në minutën e 90’ Milan pati mundësinë për të barazuar, pasi Leao krosoi topin në zonë për Giroud, me sulmuesin francez që goditi me shpatull, por u ndal nga Silvestri.

Në shtesë u duk sikur Milani “u zgjua nga gjumi”, por në këto momente u duk sikur fati nuk ishte në anën e “kuqezinjve” që pavarësisht tentativave, teksa portieri Silvestri bëri heroin në disa momente për Udinesen.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 0-1, me Milan që nuk po ia del të rikthehet te fitorja dhe pas javës së 11-të renditet në vend të tretë me 22 pikë.

Udinese nga ana tjetër siguroi fitoren e parë të këtij sezoni dhe në vend të 16-të me 10 pikë.

Milan-Udinese (0-1)

Java e 11-të, Serie A

Në minutën e 90’ Milan pati mundësinë për të barazuar, pasi Leao krosoi topin në zonë për Giroud, me sulmuesin francez që goditi me shpatull, por u ndal nga Silvestri.

62’-Gooool! Pereyra merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kalon Udinesen në avantazh. 

60’-Ndërhyrje e gabuar e Adli ndaj Ebolese-s, Udinese fiton penallti.

Milan-Udinese, mbyllet pa gola pjesa e parë.

25’-Calabria tenton që të zhbllokojë Milan-Udinese, por ndalet nga Silvestri.

Nis Milan-Udinese, skuadrat në kërkim të golit.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare Milan-Udinese:

MILAN (4-4-2): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaë, Florenzi; Musah, Krunic, Reijnders, Leao; Giroud, Jovic.

Stoli: Mirante, Nava, Adli, Loftus Cheek, Okafor, Romero, Pobega, Jimenez, Simic, Bartesaghi.

Trajneri: Pioli

 

UDINESE (3-5-1-1): Silvestri; Perez, Bijol, Kabasele; Festy, Samardzic, Walace, Payero, Zemura; Pereyra; Suçess.

Stoli: Okoye, Padelli, Masina, Lovric, Guessand, Zarraga, Quina, Kamara, Ferreira, Ake, Tikvic, Luça, Camara, Thauvin, Pafundi.

Trajneri: Cioffi.

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook