fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Milan merr tri pikët në “San Siro”, vazhdon kriza e rezultateve për Napoli-n

Publikuar

Milan merr një fitore të rëndësishme ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, Napolit, në javën e 24-ët të Serie A.

Sfida që u mbyll me rezultatin 1-0 ishte shumë e luftuar, me rastet që ishin të shumta nga të dyja anët.

Takimi u zhbllokua në minutën e 25’, ku pas një kombinimi perfekt me Leao-n, Theo gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Milan-in në avantazh.

Napoli provoi në disa raste që të gjente golin e barazimit, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0 me Milan-in që ruan ecurinë pozitive, teksa Napoli nuk po ia del të rikthehet te fitorja.

Pas këtij takimi, Milan renditet në vend të tretë me 52 pikë, teksa Napoli renditet në vend të nëntë me 35 pikë.

 

Milan-Napoli (1-0) 

Java e 24-ët, Serie A

25′-Goool! Kombinim i bukur me Leao-n, Theo gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Milan-in në avantazh. 

Lexo edhe:

VIDEO/ Eurogol nga goditja e dënimit, Rey Manaj dhuron spektakël në Turqi

VIDEO/ Jo vetëm Manaj, një tjetër shqiptar shënon në Superligën turke

VIDEO/ Cikalleshi protagonist me asist, Konyaspori në avantazh

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Bellingham, kavilja “tradhton” mesfushorin

Formacionet zyrtare:

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook