fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Medalje ari për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Paris

Publikuar

Distria Krasniqi konfirmohet në Grand Slamin e Parisit. Xhudistja nga Peja ka fituar për herë të tretë garën prestigjioze.

28-vjeçarja mbrojti sot titullin e kampiones në kategorinë deri në 52 kg. Në finalen e madhe, Krasniqi triumfoi përballë britanikes Chelsie Giles.

Lexo edhe:

Medalja e radhës e artë për Kosovën në sportin e Xhudos, me Krasniqin që konfirmohet përsëri kampione pas sukseseve në 2020 dhe 2023.

Përpara mposhtjes së Giles, sportistja dardane fitoi përballë Gonzalez (Francë), Jang (Korea e Jugut), Bishreltin (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Omori (Japoni).

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook