fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Mancini u largua para mbylljes së ndeshjes, presidenti i federatës arabe “shpërthen” ndaj italianit

Publikuar

Ndërsa po gjuheshin ende penalltitë, përpara se Arabia Saudite të eliminohej nga Kupa e Azisë nga Koreja e Jugut, trajneri Roberto Mancini u largua drejt dhomave të zhveshjes.

Veprim ky që solli një sërë diskutimesh, por tekniku Italian tentoi t’i “hedhë ujë zjarrit”, ndërsa deklaroi se mendoi se ndeshja kishte përfunduar.

Lexo edhe:

“Kërkoj falje që u largova para fundit, mendova se ndeshja kishte përfunduar tashmë. Nuk doja të mos respektoja askënd, dua të falënderoj të gjithë lojtarët e mi për atë që kanë bërë. Ata janë duke u përmirësuar shumë. Jam shumë i lumtur dhe shumë i trishtuar. I trishtuar sepse ne u eliminuam, por në të njëjtën kohë të lumtur sepse jemi përmirësuar shumë. Ne punuam së bashku për një muaj dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Tani jemi një ekip edhe nëse është e qartë se duhet të përmirësohemi ende”-deklaroi ai në konferencë për shtyp.

Megjithatë, presidentit të federatës saudite nuk i pëlqeu aspak sjellja e trajnerit italian.

“Dalja e hershme e Mancinit nga fusha është e papranueshme. Megjithatë, ai foli me lojtarët në dhomat e zhveshjes duke i falënderuar për atë që ata bënë në Kupën e Azisë”– tha Yasser Al Meshal.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook