fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Mallorca dhe Muriqi në gjysmëfinale, Girona bie pas 17 ndeshjesh

Publikuar

Mallorca në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Skuadra ishullore fitoi 3-2 kundër Gironës, duke i shkaktuar humbjen pas 17 ndeshjesh skuadrës që kryeson kampionatin spanjoll.

Vendasit zhvilluan një pjesë të parë perfekte. Mallorca realizoi tre gola në 45 minutat e para. Serinë e golave e hapi Larin, më pas Prats show. 31-vjeçari shënoi një eurogol, të dytin e realizoi me penallti.

MALLORCA-GIRONA 3-2

Girona nuk u dorëzua dhe u rikthye në lojë në minutën e 68’. Raillo u ndëshkua me të kuq dhe penallti për skuadrën mike. Stuani nuk gaboi, por goli i dytë i Gironës erdhi shumë vonë.

Lexo edhe:

Savio shënoi në minutën e gjashtë shtesë. Vedat Muriqi u fut në fushë për Mallorcan në minutën e 71’. Sulmuesi nga Prizreni po rifiton gradualisht formën e tij më të mirë.

Në fund pati festë ishullore. Mallorca i bashkohet Sociedadit në gjysmëfinale. Dy çerekfinalet e tjera janë Athletic Bilbao-Barcelona dhe Atletico Madrid-Sevilla.

Kupa e Mbretit
Çerekfinale

MALLORCA-GIRONA 3-2 (Larin 21′, Prats 28′, (pen) 35′ / Stuani (pen) 68′, Savio 90+6′)

Goli i dytë i Gironës

Goli i parë i Gironës

Goli i tretë i Mallorcas

Goli i dytë i Mallorcas

Goli i parë i Mallorcas

FORMACIONET ZYRTARE

Publikohen formacionet e Mallorca-Girona, sfidë çerekfinale e Kupës së Mbretit, që do të transmetohet live në SuperSport 5.

Vedat Muriqi e nis nga stoli për ekipin ishullor, me bomberin dardan që pritet të marrë minuta gjatë takimit.

Test force për skuadrën vendase, që do të ketë përballë skuadrën më në formë në Spanjë.

Girona, që kryeson La Ligan me një pikë më shumë se Reali i Madridit (-1 ndeshje), tenton kalimin në katër skuadrat më të mira të Kupës.

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook