Sport
VIDEO/ Korenica provon nga distanca, por nuk gjen dot portën

Përfaqësuesja e Kosovës luan mbrëmjen e kësaj të marte ndeshjen e fundit të eliminatoreve EURO 2024. Sfida ndaj Bjellorusisë nisi në orën 20:45 dhe po transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 3”.
Llogaritë e kualifikimit në Grupin I tashmë janë mbyllur, me Rumaninë dhe Zvicrën që kanë siguruar Europianin Gjermani 2024, ndërsa në këtë situatë Kosova kërkon të grumbullojë sa më shumë pikë, si qëllimi i fundit.
Kosovë-Bjellorusi (0-1)
Kualifikuese EURO 2024
69′-Korenica provon me një goditje nga distanca, por nuk ia del ta dërgojë topin në portë.
60′-Krasniqi i shkon shumë pranë golit, duke goditur pas një rrëmuje në zonë, Kosova vazhdon mes sulmet.
43′- Goool! Panik në mbrojtjen e Kosovës nga goditja e dënimit, Antilevskiy realizon nga distanca dhe kalon Bjellorusinë në avantazh.
31′-Kosova humbet mundësinë e artë, Berisha-Rashani nuk ia dalin të shënojnë edhe pasi Pavlyuchenko del nga porta.
27′-Muslija provon sërish të shënojë nga distanca, por nuk gjen dot portën.
22’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Antilevskiy-t, Dellova dëmtohet dhe detyrohet të lërë fushën për pak momente.
19′-Kosova vazhdon me sulmet, Bytyqi provon, por nuk gjen dot portën.
15′-Muslija tenton të gjejë golin nga distanca, por nuk ia del.
09′-Vojvoda tenton të gjejë golin me një goditje në distancë, por ndalet nga Pavlyuchenko.
Kosovë-Bjellorusi, nis sfida në “Fadil Vokrri”.
Lexoni edhe:
Formacionet zyrtare:
