fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Interi ‘mbret’ i transfertave, mposht Atalantën dhe nis shkëputjen

Publikuar

Interi konfirmohet ‘mbreti’ i transfertave këtë sezon në Serinë A, teksa ka fituar të pestën sfidë sezonale larg “San Siros”, këtë herë në përballjen e vështirë ndaj Atalantës në Bergamo.

Zikaltrit e Simone Inzaghit triumfuan 1-2 në një sfidë mjaft të komplikuar, duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve, 5 më shumë se Juventusi dhe Milani, që nuk kanë luajtur ende ndeshjen e tyre të javës së 11…

Hakan Calhanoglu shënoi golin e parë për Interin me penallti në minutën e 40’, ndërsa më pas në të 57-ën ishte kapiteni Lautaro Martinez, që shënoi të dytin me një goditje spektakolare.

Lexo edhe:

Megjithatë sfida u rihap shpejt nga Scamacca, pas një gabimi të Dimarcos, ndërsa më pas Atalanta provoi të gjejë edhe golin e barazimit, por Sommer ishte i pakalueshëm në 2-3 raste të komplikuara.

Në shtesë u bë protagonist edhe Kristjan Asllani, që nisi me një pasim perfekt Sanchez të vetëm drejt portës, por sulmuesi kilen u ndal me faull nga Toloi, që mori edhe të verdhin e dytë, duke lënë të tijtë me 10 lojtarë deri në vërshëllimën finale.

 

Serie A
Java e dhjetë

ATALANTA-INTER 1-2 (Scamacca 61’/ Calhanoglu (pen) 40′, Lautaro 57′)

Kronika e ndeshjes:

91′ – Asllani nis bukur Sanchez të vetëm me portierin, por Toloi ndal sulmuesin zikaltër me faull, duke marrë të verdhin e dytë dhe lënë Atalantën me 10 futbollistë…

83′ – Dumfries ka në këmbë topin për golin e sigurisë, por gjuan lehtë dhe pret pa problem Muso

81′ – Provon sërish Atalanta, por Sommer ndërhyn mirë në dy momente dhe i mohon golin…

73′ – Provon Lookman nga distanca, pro grushton mirë Sommer dhe më pas largon rrezikun Darmian…

61′ – Rihap sfidën Scamacca. Lookman fiton topin me një ndërhyrje në dukje me faull ndaj Dimarcos dhe shërben për Scamaccën që shënon. Për arbitrin goli vlen dhe rihapet sfida…

 

57′ – Goooool. Super Lautaro Martinez, që shënon një gol spektakoar dhe dyfishon avantazhin e zikaltërve…

53′ – Lautaro shënon me kokë, por është më i avancuar dhe goli anulohet…

50′ –  Provon Dimarco me një goditje spektakolare nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën…

45+2′ Dëmtohet rëndë Barella pas shkeljes pa dashje në kokë nga Berat Gjimshiti.

 

42′ Provon përsëri Calhanoglu, Musso grushton “predhën” e turkut të Interit.

 

40′ Goooooooool! Hakan Calhanoglu nuk gabon nga pika e bardhë. 0-1 për Interin.

 

38′ Musso pengon në mënyrë të parregullt Darmian. Penallti për zikaltrit e Simone Inzaghit.

 

31′ Dëmtohet në gju francezi Pavard pas përplasjes me Lookman. Inzaghi e zëvendëson me Darmian.

 

21′ Atalanta del bukur në sulm. Kroson Zappacosta, gjuan Ruggeri, por diagonalja përfundon jashtë.

 

Formacionet zyrtare

Trajneri i Interit i ka besuar formacionit të tij të preferuar tashmë, po me vetëm një ndryshim në mbrojtje, ku Bastoni i ka lënë vendin De Vrij, i cili mbrohet nga krahët nga Acerbi dhe Pavard. Nga ana tjetër te Atalanta ia del Scalvini, që luan nga fillimi…

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook