Sport
VIDEO/ Hajduku fiton përballë ekipit të Zekic, Sahiti protagonist me asist

Emir Sahiti protagonist në fitoren e Hajdukut të Splitit. Një ndër skuadrat më popullore në Kroaci, ka si objektiv këtë sezon fitimin e titullit kampion. Trofe që tifozëve u mungon prej vitit 2005.
Hajduku triumfoi 0-1 përballë Osijekut të Zoran Zekic, duke siguruar tri pikë të arta në një transfertë të komplikuar.
Lexo edhe:
Marko Livaja realizoi golin që vendosi ndeshjen në minutën e 42’. Kapiteni mori një asist nga Sahiti dhe mposhti portierin kundërshtar.
Ky ishte asisti i parë sezonal në HNL për 24-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës, i cili numëron edhe 2 gola të shënuar.
Hajduku kryeson kampionatin kroat me 30 pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë se Rijeka ndjekëse, që ka tri pikë më pak.
