fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Granadës nuk i mjafton goli i Uzunit, mposhten në shtëpi nga Villareal

Publikuar

Granada u mposht me shifrat 2-3 në shtëpi nga Villareal teksa vendasit vuajtën startin e dobët të ndeshjes. “Nëndetësja e Verdhë” u tregua e shpejtë dhe në hrakun e 28 minutave shënoi tre gola falë realizimeve të Gerard Morenos (shënoi dygolësh) dhe Sorloth.

Megjithatë, Granada u mundua të reagonte dhe hapi sërish llogaritë e ndeshjes me anë të Sanchez në minutën e 29-të. Pesë minuta më pas ishte radha e Myrto Uzunit për të shënuar gol.

Sulmuesi u rikthye te goli në elitën spanjolle teksa lëvizi mjaft bukur brenda zonës duke shmangur mbrojtësin kundërshtar dhe me një goditje preçize mposhti portierin. Ky ishte goli i katërt për Uzunin në LaLiga teksa sulmuesi kuqezi konfirmohet si një nga elementët kresorë të Granadës.

Në fraksionin e dytë, Granada provoi të gjente edhe golin e barazimit teksa pati disa mundësi të mira, por pa ia dalë me sukses. Uzuni qëndroi në fushë përgjatë gjithë ndeshjes, teksa pas kësaj disfate, skuadra e sulmuesit shqiptar mbetet në vendin e 19 me gjashtë pikë. Nga ana tjetër, Villareali mban vendin e 12 me 12 pikë.

Lexo edhe:

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook