fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Gol me kokë, Odise Roshi afron Sakaryasporin me kreun

Publikuar

Odise Roshi gjeti golin në Turqi. 32-vjeçari zhbllokoi ndeshjen Sakaryaspor-Bandirmaspor, duke kaluar vendasit në avantazh dhe duke u dhuruar fitoren në mesin e pjesës së dytë.

Minuta e 67’, sulmuesi i djathtë fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtarë pas krosimit të Dimitrov nga këndorja dhe e dërgoi topin në rrjetë. Gol që solli tri pikët për Sakaryasporin.

Lexo edhe:

Skuadër që synon ngjitjen në Superligën turke. Fitorja e sotme e afron me kreun ekipin e Roshit, përkohësisht i katërti në renditje.

I katërti gol në kampionat edhe për Roshin (+2 asiste). 70 ndeshje dhe 5 gola numëron fieraku i korsisë së djathtë me kombëtaren e Shqipërisë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook