Sport
VIDEO/ Fitorja e dytë radhazi, Cagliari mposht në shtëpi Genoan

Cagliari fitoi në shtëpi teksa mposhti me shifrat 2-1, Genoan. Të tre golat e ndeshjes u shënuan në fraksionin e dytë të sfidës teksa ata që kaluan të parët në avantazh ishin vendasit. Ai që zhbllokoi shifrat ishte Viola në minutën e 48-të.
Por, i menjëhershëm reagimi i Genoas që barazoi vetëm tre minuta më pas me anë të Albert Gudmunsson. Megjithatë, skuadra nga Sardenja e kërkoi me ngulm fitoren dhe u rikthye sërish në avantazh në të 69-tën kur gjeti rrugën e rrjetës Zappa.
Lexo edhe:
Këtë herë vendasit e ruajtën deri në fund avantazhin dhe morën tre pikë me shumë vlera teksa koleksionuan fitoren e dytë radhazi. Aktualisht, Cagliari i Claudio Ranierit renditet në vendin e 17 me nëntë pikë. Nga ana tjetër, Genoa renditet në vendin e 15 me 11 pikë.
