fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Fitore me vuajtje e PSG-së në Francë, “poker” i Bilbaos në La Liga

Publikuar

PSG rikthehet te fitorja në Ligue 1, ndërkohë që Athletic Bilbao vazhdon momentin e mirë në La Liga. Kampionët e Francës triumfuan 1-2 në fushën e Strasbourgut.

Kryeqytetasit fituan një penallti në minutën e pestë, por goditja e Kylian Mbappe u prit nga marokeni Bellaarouch. Gjithsesi, “ylli” francez shënoi pas gjysmë ore lojë.

Lexo edhe:

Duke shfrytëzuar në maksimum një gabim të portierit vendas. Marko Asensio finalizoi një kundërsulm të shpejtë sapo nisi pjesë e dytë, por Strasbourgu rihapi takimin në minutën e 68’.

 

21-vjeçari Bakwa mposhti Donnarummën, por vetëm kaq. PSG menaxhoi avantazhin dhe tashmë kryeson me 47 pikë. Nëntë pikë mbi Nicen ndjekëse (-1 ndeshje).

 

Baskët e Bilbaos po bëjnë shumë mirë në Spanjë. Skuadra e Ernest Valverdes mposhti 4-0 Mallorcan e Vedat Muriqit (luajti në pjesën e dytë).

Golat e fitores u shënuan nga Berchiche (2x), Guruzeta dhe Muniain. Bilbao renditet e pestë, duke qenë për momentin dy pikë larg Atletico Madrid dhe Barcelonës. Por me një takim më shumë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook