fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Eurogol nga goditja e dënimit, Rey Manaj dhuron spektakël në Turqi

Publikuar

Rey Manaj nuk ndalet. Sulmuesi lushnjar ka shënuar golin e radhës në Superligën turke.

26-vjeçari ka zhbllokuar takimin Sivasspor-Rizespor, duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 30’.

Manaj ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke realizuar një nga golat më të bukur në karrierë.

Lexo edhe:

Ky është goli i 12-të në kampionat (+4 gola në Kupë) për Manajn, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer sportive.

Dhe mbi të gjitha po shënon me një lehtësi për t’u admiruar, duke ndihmuar edhe Sivassporin të marrë pikë me golat e tij.

Për momentin, më shumë se Manaj në Superligën turke kanë shënuar vetëm Dzeko (Fenerbahce) 16, Thiam (Pendiksor) 14 dhe Icardi (Galatasaray) 13

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook