fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Ernest Muçi në formë, vjen goli i radhës me Legian

Publikuar

Ernest Muçi realizon përsëri me Legian. Skuadra polake fitoi 3-1 miqësoren e radhës kundër Rzeszow. I njëjti rezultat si në suksesin përballë Dinamos së Kievit. Përballje ku shënoi edhe 22-vjeçari shqiptar.

Lexo edhe:

Muçi realizoi një gol të bukur dhe në ndeshjen e sotme. Ishte minuta e 38’, Legia ndodhej në disavantazh dhe sulmuesi barazoi shifrat. Me një koordinim perfekt. Skemë e zbatuar mirë dhe veprim i bukur teknik i Muçit.

 

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore. Legia, që ka përforcuar mesfushën me Qëndrim Zybën e ardhur nga Ballkani, sfidon Ruch në datën 9 shkurt.

Për llogari të Ekstraklasa, aty ku kryeqytetasit ndajnë vendin e katërt me Rakow. Objektivi është për t’u rinisur me fitore në transfertën përballë skuadrës së parafundit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook