fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Ëndrra titull vazhdon, Girona fiton në transfertë dhe rikthehet në krye

Publikuar

Girona kalon edhe pengesën Celta Vigo. Skuadra e Michel triumfoi 0-1 në Galici, duke siguruar tri pikë të arta falë golit të Portu (20’).

31-vjeçari finalizoi një aksion të bukur të skuadrës udhëtuese. Teksa dribloi një kundërshtar në zonë dhe tundi rrjetën me një goditje të saktë.

Goli i PORTU

Vendasit iu afruan në shumë raste golit të barazimit, por portieri i Gironës, Paulo Gazzaniga, ishte në një ditë të shkëlqyer. Argjentinasi u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Girona rikthehet në krye të La Ligas me suksesin e sotëm. Duke numëruar 55 pikë, një më shumë se Reali i Madridit (-1 ndeshje). Celta e Rafa Benitez, mbetet në vendin e 17-të, duke qenë vetëm dy pikë mbi zonën e ftohtë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook