fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Dy penallti të humbura, Milani tradhtohet nga Giroud dhe Theo, lë dy pikë ndaj Bolognas

Publikuar

Nuk është mbrëmja e skuadrave të mëdha të Serisë A. Pas Juventusit, ngec edhe Milani, që nuk mori më shumë se një pikë ndaj Bolognas në “San Siro”. Një rezultat I papritur nga publiku i “San Siros”, që pa sesi skuadra e tyre humbi dy 11-metërsha brenda kësaj sfide.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky fakt, Bologna, që shënoi e para në këtë ndeshje me Zerkzee, barazoi pikërisht me 11-metërsh.

Pas golit që zhbllokoi takimin, Milani humbi një penallti me Giroud, shënoi me Loftus-Cheek, dështoi sërish me Hernandez nga pika e bardhë dhe realizoi të dytin po me Loftus-Cheek, para se akordohej penalltia në favor të Bolognas, e shndërruar në gol në shtesë nga Orsolini.

Milani në njëfarë mënyre bën “hara-kiri”, duke i mohuar vetes mundësinë për t’u faktorizuar edhe më shumë në garën për titullin kampion.

Rastet pikante:

 

 

 

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook