fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Dy gola të anuluar të United, Ten Hag nuk u beson syve

Publikuar

Manchester United është në kërkim të fitores së parë për vitin 2024 në Premier League. Skuadra e Erik Ten Hag, por luan në transfertë kundër Wolvesit.

Duel që po transmetohet live në SuperSport 3. “Djajtë e Kuq” e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa kaluan në avantazh në minutën e pestë.

Lexo edhe:

Aksion i bukur i United, asist i danezit Hojlund dhe finalizim fantastik i Marcus Rashford. Me 26-vjeçarin që gjeti golin e pestë sezonal në kampionatin anglez.

 

Skuadra mike nuk u përmbajt dhe gjeti golin e dytë në minutën e 22′. Asist i Luke Shaw dhe devijim i saktë i Hojlund. Ky ishte goli i tretë në kampionat për 20-vjeçarin.

 

Pjesa e parë u mbyll me dy gola të anuluar të Manchester United. Të pafat Hojlund dhe braziliani Casemiro, të cilët ishin në pozicione të parregullta në momentet që ndëshkuan vendasit.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook