Sport
VIDEO\ Dortmundi merr epërsinë, Fullkrug ndëshkon Newcastle

Barcelona synon të sigurojë matematikisht kualifikimin në “Volksparkstadion” të Hamburgut në ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve me Shaktar Donetskun në transfertë.
“Blaugranat” kanë pasur një ecuri pëfekte deri tani me tri fitore në po kaq ndeshje, ndërsa Shaktarit i duhet patjetër fitorja për të pasur shanse për kualifikimin.
Xavi ka bërë disa ndryshime në formacion (ka lënë në stol emra të tillë si Joao Felix apo Kounde), i ndikuar nga fakti që skuadra e tij harxhoi shumë energji në ndeshjen e kampionatit me Real Sociedadin.
Dortmund – Newcastle 1-0
Shënues: Fullkrug 26′
Ndeshja tjetër e orës 18:45 është ajo mes Dortmundit dhe Newcastle në “Signal Iduna Park”. Të dyja skuadrat kanë nga katër pikë, por verdhezinjtë kanë avantazhin e ndeshjeve direkte, pasi kanë fituar në transfertë.
