fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Depay vendos derbin në minutën e fundit, Atletico i përgjigjet Barcelonës

Publikuar

Atletico Madrid mori tri pikë në derbin me Rayo Vallecanon, në një ndeshje dramatike që përfundoi 2-1. Përballje që u vendos vetëm në minutën e 90-të. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, teksa sfida u zhbllokua në të 35-ën nga Reinildo. Por, 8 minutash më vonë Alvaro Garcia riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, Atletico ndryshoi marsh dhe hodhi në fushën e lojës “artilerinë e rëndë”. Diego Simone aktivizoi lojtarë si Griezmann, De Paul dhe Koke. Në dy situata VAR-i u anuloi golat e vendasve (Riquelme, Depay), por në minutën e fundit holandezi Memphis Depay ktheu në gol pasimin e francezit Griezmann.

Lexo edhe:

Një fitore me shumë vlerë për skuadrën e Simeones, që ruan hapin e Barcelonës, duke shkuar në të njëjtën kuotë me katalanasit. Me nga 57 pikë. Aktualisht 8 më pak se Girona e vendit të parë dhe 7 më pak se Reali ndjekës (-1 ndeshje).

Për t’u veçuar se në këtë përballje ishte fakti që trajneri argjentinas i besoi një fanellë titullari 18-vjeçarit belg Arthur Vermeeren, i cili u ble gjatë kësaj merkatoje tek Antwerpi për shifrën e 22 milionë eurove. Mesfushori luajti për 45 minuta në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Atleticos.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu e nisi nga stoli këtë përballje, por u aktivizua në minutën e 64-t. Duke bërë një paraqitje pozitive, por që nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të marrë diçka nga kjo përballje e prapambetur.

Colchoneros do të luajnë një tjetër derbi në fundjavë (4 shkurt) me Realin e Madridit, ndërkohë që Rayo do të presë Sevillan një ditë më vonë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook