fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Debutim ëndrrash, sulmuesi i Kombëtares shënon gol në Turqi

Publikuar

Debutim perfekt për Arbnor Mujën në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare gjeti golin në ndeshjen e parë me fanellën e Samsunspor, duke vulosur edhe suksesin e skuadrës së tij me rezultatin 2-0 ndaj Antalyaspor.

Muaj u transferua te Samsunspor në orët e fundit të merkatos në Turqi, dy ditë më parë, në një lëvizje vërtetë surprizuese, teksa trajneri e mori në pankinë për ndeshjen ndaj Antalyasporit.

Lexoni edhe:

Sulmuesi 25-vjeçar u aktivizua në minutën e 69’ dhe në të 92-tën shfrytëzoi një pasim mjaft të saktë në zonë, për të dërguar topin në rrjetë dhe shifrat e rezultatit 2-0.

Me këtë sukses, Samsunspor ngjitet në vendin e 13 me 29 pikë dhe provon t’i largohet zonës së ftohte, ndërsa Muja tregon se është në lartësinë e sulmuesve shqiptarë në Turqi, duke shënuar që në debutim.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook