fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ City bën detyrën në “Etihad”, Tottenhami u falet 8 minutave të “çmendura”

Publikuar

Fitore shtëpiake për Manchester Cityn dhe Tottenhamin. Kampionët e Anglisë thyen 3-1 Burnleyn në “Etihad”, sfidë ku skuadra e Pep Guardiolës shënoi dy gola në pjesën e parë.

Me anë të Julian Alvarez, i cili dërgoi dy herë topin në rrjetën kundërshtare brenda gjashtë minutave. Sapo nisi fraksioni i dytë, një goditje e bukur e Rodrit dërgoi rezultatin në 3-0.

Skuadra e drejtuar nga belgu Kompany realizoi golin e nderit në minutat shtesë me anë të Ameen Al Dakhil.

Lexo edhe:

Festojnë edhe Spurs, të cilët mposhtën 3-2 Brentfordin. Ekipi mik mbylli 45 minutat e para në avantazh falë golit të Neal Maupay. Gjithsesi, vendasit e nisën pjesën e dytë në mënyrë të shkëlqyer.

Destiny Udogie, Brennan Johnson dhe Richarlison realizuan brenda tetë minutave, duke u dhuruar tifozëve emocione fantastike. Brentfordi shënoi të dytin me Ivan Toney (67’), por vetëm kaq.

Në fund pati festë të skuadrës së Postecoglu, me Tottenhamin që ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 43 pikë, po aq sa ka edhe Aston Villa. Thomas Strakosha e ndoqi sfidën nga stoli për ekipin mik.

Tottenham-Brentford 3-2

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook