fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Brighton “shkatërrohet” nga Luton, Crystal Palace merr 3 pikët ndaj Sheffield United

Publikuar

Mbrëmjen e kësaj të marte nisi java e 22-të e Premier League, e cila rezervoi pesë sfida, të cilat po transmetohen live dhe ekskluzivisht në SuperSport/Digitalb.

Nottingham Forest-Arsenal (1-2)

Nottingham Forest bie në shtëpi ndaj Arsenal, me sfidën e javës së 22-të të Premier League që u mbyll me rezultatin 1-2.

Golin për vendasit e shënoi Awoniyi në minutën e 89’, teksa për Arsenal shënuan Gabriel Jesus në minutën e 65 dhe Saka në minutën e 72’.

Pas këtij takimi Nottingham renditet në vend të 16-të me 20 pikë, teksa Arsenal në vend të dytë me 46 pikë.

89′-Goool! Awoniyi gjen rrugën drejt rrjetë dhe tenton të rihapë sfidën. 

72′-Gooool! Pa asistit të dhuruar nga Gabriel Jesus, Saka realizon golin e dytë për Arsenal.

65′-Goool! Zhbllokohet Nottingham-Arsenal, Gabriel Jesus realizon një gol spektakolar.

Fulham-Everton (0-0)

Fulham-Everton dhurojnë spektakël në një ndeshje shumë të luftuar, por në fund e mbyllin me porta të paprekura.

Pavarësisht se rastet ishin të shumta, as vendasit dhe as miqtë nuk ia dolën të finalizonin siç duhej.

Pas javës së 22-të Fulham renditet në vend të 12-të me 25 pikë, teksa Everton në vend të 18-të me 18 pikë.

Luton-Brighton (3-0)

Luton shkatërron Brighton me “poker”, ndërsa e mbylli shpejt këtë ndeshje.

Takimi u zhbllokua që në minutën e e parë me Adebayo, teksa Ogbene dyfishoi avantazhin në minutën e 3’ dhe po ai shënoi golin e tretë për vendasit në minutën e 42’.

Ndeshja u vulos në minutën e 56’ me Adebayo, që bëri “poker”.

Pas kësaj përballjeje, Luton renditet në vend të 17-të me 19 pikë, teksa Brighton në vend të tetë me 32 pikë.

56′-Goool! Ndeshja u vulos në minutën e 56’ me Adebayo, që bëri “poker”.

42′-Goool! Pas asistit të dhuruar nga Barkley, Adebayo realizon golin e tretë për vendasit.

3’-Goool! Pas një gafe të Steele, Lokonga ia dhuron topin Ogbenes, me këtë të fundit që shënon golin e dytë për Luton.

1’-Goool! Pas një krosimi të topit në zonë nga Morris, Adebayo shënon me kokë.

Lexo edhe: 

Crystal Palace-Sheffield United (3-2)

Crystal Palace fiton me rezultatin 3-2 ndaj Sheffield United, në takimin që dhuroi spektakël.

Golat për vendasit i shënuan Eze në minutat 17’ dhe 27’ dhe Olise në minutën e 67’.

Ndërsa për miqtë shënuan Brereton në minutën e parë dhe McAtee në minutën e 20’

Pas javës së 22-të të Premier League, Crystal Palace renditet në vend të 14-të me 24 pikë, teksa Sheffield United renditet në vend të 20-të me 10 pikë.

67’-Goool! Olise gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Crystal Palace në avantazh.

27′-Goool! Dyshja Olise-Eze rigjejnë rrugën drejt rrjetës dhe i dhurojnë barazimin Crystal Palace.

20′-Goool! Kombinim i bukur i skuadrës së Sheffield, që finalizohet më së miri nga McAtee.

17′-Gooool! Pas asitit të Olise, Eze gjen rrugën drejt rrjetës dhe barazon për Crystal Palace.

01′-Gooool! Brereton Diaz kalon bukur mbrojtjen e vendasve dhe realizon me një super goditje.

Aston Villa-Newcastle (1-3)

71’-Goool! Watkins gjen rrugën drejt rrjetë dhe i jep Aston Villas golin e parë.

52’-Autogol i Morenos, trefishohet avantazhi i Newcastle.

36′-Gooool! Schar shrytëzon rrëmujën në zonë, godet topin dhe gjen golin e dytë.

32’-Goool! Trippier dhuron asist, Schar gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Newcastle në avantazh.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook