fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

VIDEO/ Bradley shënon të dytin për Liverpoolin, shtyllat “mallkim” për Nunez

Publikuar

Publikohen formacionet e Liverpool-Chelsea, supersfida e javës së 22-të në Premier League. Duel që do të transmetohet live në SuperSport 2 (21.15). Trajneri i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino ka zgjedhur të mos i dhurojë një fanellë titullari Armando Brojës, i cili do e nisë ndeshjen nga pankina.

Lexo edhe:

Cole Palmer do të jetë në majë të sulmit të Chelseat, me 20-vjeçarin që do të mbështetet nga treshja Sterling-Gallagher-Madueke. Ndërkohë, The Reds, skuadra që kryeson kampionatin anglez, rreshtohet me skemën klasike 4-3-3. Jurgen Klopp u ka besuar latinëve Diaz dhe Nunez nga krahët e sulmit

Premier League
Java e 22-të

LIVERPOOL-CHELSEA 2-0 (Diogo Jota 23′, Bradley 39′)

45+2′ Penallti për Liverpoolin, e fituar nga Diogo Jota. Nunez e merr përsipër, por godet shtyllën. Një traversë dhe dy shtylla për 24-vjeçarin.

 

39′ Conor Bradley realizon golin e dytë për Liverpoolin, dhe të parin personal në Premier League.

 

23′ Zhbllokohet ndeshja. Diogo Jota kalon bukur mes mbrojtësve miq dhe dhe dërgon topin në rrjetë. Nis festa në Anfield.

 

18′ Darwin Nunez sërish i pafat. Petrovic dhe shtylla i mohojnë golin sulmuesit uruguaian.

 

  8′ Darwin Nunez shkarkon të djathtën. Petrovic e devijon me majat e gishtave, topi prek traversën dhe përfundon jashtë.

 

6′ Kontakt në zonë mes Conor Callagher dhe Virgil Van Dijk. Lojtarët e Chelseat kërkojnë për penallti, kryesori Tierney vijon lojën.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook