Sport
VIDEO/ “Betejë” Berisha-Scamacca, Atalanta dominon Empolin

Atalanta fitoi 0-3 përballë Empolit, dhe tashmë e sheh veten forcë të katërt në Serie A me 19 pikë, 6 larg Interit kryesues.
Gianluca Scamacca me dy dygola, mes tyre edhe realizimi i holandezit Teun Koopmeiners, vulosën suksesin e thjeshtë për skuadrën e Gian Piero Gasperinit.
Që dominoi në çdo aspekt rivalët toskanë. Edhe pse u mposht në tri raste, Etrit Berisha ndihmoi Empolin që të mos humbiste më thellë.
Lexo edhe:
Portieri shqiptar pati një betejë me italianin Scamacca. Ku nuk munguan golat, shtylla, gol i anuluar dhe disa pritje shumë të mira të portierit të kombëtares kuqezi.
I saktë si gjithmonë në krahun tjetër Berat Gjimshiti, lider i prapavijës së Atalantës. Lajm i mirë për Empolin ishte rikthimi i Ardian Ismajlit pas dëmtimit.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u aktivizua prej minutës së 63’. Empoli mbetet i treti nga fundi pas javës së dhjetë në Serie A.
