fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Vetura e Doganës përfundon në lum

Publikuar

Sonte rreth orës 22:00 një automjet i Doganës së Kosovë ka përfunduar në lumin Lushta të lagjes Vaganicë në Mitrovicë.

Lajmin për Klan Kosova e konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, kane qenë dy doganierë duke e ndjekur një veturë për të cilën është dyshuar që ka mall të kontrabanduar.

“Vetura nuk është ndalur dhe nga terreni i papërshtatshëm vetura ka përfunduar në lumë.

Klan Kosova ka biseduar edhe me persona përgjegjës në spitalin  e Mitrovicës, të cilët kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e dy doganierëve është e mirë.

“Kanë pësuar vetëm ndrydhje pak – jo lëndime serioze. Të dy janë liruar për në shtëpi”.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021