fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Vettel mund të rikthehet në Formula 1, ja postimi që krijon dyshime

Publikuar

Sebastian Vettel mund të rikthehet në Formula 1. Është ky lajmi më i fundit që që po qarkullon këto ditë, me ish-pilotin gjerman që nuk i ka hedhur poshtë këto zëra. Tërheqja e tij nga botërori i shpejtësisë u njoftua më 28 korrik 2022, me arsyetimin se donte të ishte më afër familjes së tij.

Tifozët e kërkojnë gjermanin të jetë sërish pjesë e këtij sporti, ku dhe më parë kanë ndodhur një sërë rikthimesh të bujshme si: Schumacher, Raikkonen dhe Alonso.

Lexoni edhe:

Për të përforcuar më shumë këto dyshime i bashkohet dhe postimi i fundit i Vettel në rrjetin social “Instagram” ku shprehet:

Ka një tjetër garë për të fituar, do t’ia arrij”. Mbetet për t’u parë e ardhmja e 36-vjeçarit, që nga ana e tij ka një kontribut të pasur në Formula 1, me 4 tituj kampion më skuderinë e RedBull-it.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook