fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“Vetëm Milani ma dha atë ndjesi”, Motta: Llogaritini edhe kuqezinjtë për titullin

Publikuar

Milani ndodhet në një moment të mirë. Kuqezinjtë kanë fituar pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Të shtunën zbarkon Bologna në “San Siro”, një ndër skuadrat më të vështira për t’u thyer në Serie A.

Thiago Motta ka formuar një ekip të fortë, që lufton dhe ka dëshirë të luajë një futboll të bukur. Emilianët janë kthyer konkurrueres pas shumë vitesh dhe po garojnë për një biletë europiane për sezonin e ardhshëm.

Trajneri italo-brazilian vlerëson shumë skuadrën e Stefano Piolit. Vetëm Milani ka arritur të fitojë këtë sezon në “Dall’Ara”. Thiago Motta thekson se kuqezinjtë janë në garë për titullin.

Lexo edhe: 

“Jemi mirë dhe po përgatitemi mirë, si gjithmonë. Ne do të përpiqemi të bëjmë sa më mirë ndaj një kundërshtari të rëndësishëm. Nga të gjithë takimet që kemi luajtur, ajo kundër Milanit ishte ndër të paktat sfida ku nuk kisha ndjesinë se do të fitonim.

Kuqezinjtë janë një nga kandidatët për fitimin e titullit, ata janë një skuadër që e nisin ndeshjen gjithmonë fort. Sigurisht që ne do të tentojmë të imponojmë lojën tonë, duke u përpjekur të jemi sa më të vendosur në atë që duam të bëjmë.

Milan-Bologna, duel i programuar për të shtunën e 27 janarit, do të transmetohet live në SuperSport 2 (20:45).

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook