fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Veprimet e LDK-së n’ përputhje me qasjen dhe seriozitetin e LVV -së

Publikuar

Opinionist dhe njohës të rrethanave politike në vend, e veçmas njohës të zhvillimeve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës theksojnë dhe janë të bindur se veprimet e LDK –së në ditët në vijim do të varen kryesisht nga qasja dhe serioziteti i shumicës parlamentare të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërkohë që e shohin si të dëmshme për këtë parti përfshirjen në çfarëdo forme të saj në bashkëqeverisje, meqë sipas tyre ajo në këtë fazë para se gjithë duhet të mendoj për riorganizimin e saj.

Rezultat e zgjedhjeve të 14 shkurtit, LDK-në e kanë renditur si partin e tretë në vend, me gjithsejtë me 12.64 për qind të votave të fituara, çka e bënë të jetë rezultati me i dobët zgjedhor që kjo parti ka marr ndonjëherë.

Për profesorin universitar, Xhavit Beqiri, më mirë se asnjë subjekt tjetër, LDK-ja e di rëndësinë e bërjes se institucioneve, andaj beson ai që edhe kësaj radhe kjo parti do të veproj në frymën dhe traditën e saj.

“Ajo ka histori të veçantë shtet ndërtuese, prandaj edhe kësaj radhe do të veprojë në frymën dhe traditën e saj. Kuptohet, si do të veprojë LDK-ja, varet shumë edhe nga qasja dhe serioziteti i shumicës/pozitës”, ka thënë Beqiri në një prononcim për Tipografi.info.

Sa i përket zgjedhjes e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës dhe rolit të LDK-së në këtë proces, Beqir ka thënë për Tipografin se është pikërisht në dorën e Osmanit se a do të votoj apo jo LDK-së, ndërkohë që e ka quajtur të pavend krahasimin  e situatës se tanishme me situatën kur LDK kishte votuar për president, ish kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi.

“Secili rast është unik, ndaj nuk më duket me vend të bëhen krahasime të këtilla. Është në dorën e zonjës Osmani se a do ta votojë apo jo LDK-ja. Ajo duhet ta kuptojë këtë…”, ka thënë Beqiri për Tipografin.

Një qëndrim me ndryshe para disa ditësh e ka shprehur nënkryetari aktuali LDK-së Lutfi Haziri, i cili për mediet kosovare ka thënë se po të pyetej ai, ai do të ishte pro asaj që deputetët e LDK-së ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

“Nëse më pyet personalisht për një emër të përveçshëm, LDK-ja duhet me pas votë sepse ja jep së pari shtetit presidenten, nën dy ia jep një njeriu që është rritë është ndërtu dhe politikisht është pjek në LDK”, ka thënë Haziri.

Ndërsa sa i përket opinioneve që LDK duhet të përfshihet në bashkëqeverisje me partin fitues të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Beqiri është shprehur se një veprim i tillë do të ishte a pafalshme për LDK-në, pasi sipas tij LDK në këtë kohë duhet të merret më vetveten.

LDK-ja në asnjë variant nuk do të jetë pjesë e pushtetit. Para saj ka sprova të tjera, të cilat kërkojnë veprime të menjëhershme. Para së gjithash mendoj për një riorganizim të brendshëm të LDK-së, e cila duhet të ri ngrihet sa më shpejt, pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Një qëndrim kunder ideve për përfshirjen në bashkëqeverisje më partin fituese të zgjedhjeve e ka shprehur edhe kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se LDK do të qëndroj në opozitë.

“Pozicionet tona janë të qarta. Ne jemi në opozitë, ata janë në pozitë. Ne do të jemi opozitë aktive dhe alternativë e re në të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku

Ndryshe, rezultat e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, fituese të zgjedhjeve e kanë nxjerr Lëvizjen Vetëvendosja me 49.9 % të votave të fituara. E dyta renditet PDK me 16.9 %. LDK me 12.64 % renditet partia e tretë. AAK fitoi 7.07%. Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48%, apo mbi 800 mijë votues. Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 58 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë. Lista Srpska ka siguruar 10 vendet e rezervuara për ta, ndërsa 10 deputetë janë siguruar nga radhët e pakicave jo serbe./tipografi/