Lajme
Vendoset për rinumërimin e 494 vendvotimeve

Publikuar
2 vjet më parëmë

Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve ka marrë vendim të hënën që t’i rikthej në rinumërim fletëvotimet e 494 vendvotimeve. Në mbledhjen e rregullt KQZ ka njoftuar së vendvotimet që do të numërohen, janë ndarë në 4 kategori, për shkak të mos përputhjes së formularëve.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj ka thënë së arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).
Ai ka thënë se në 370 vendvotime një kandidat ka më shumë vota se subjekti, duke rekomanduar që këto vendvotime që të shkojnë në rinumërim.
“Është duke vazhduar procesi i skanimit të rezultateve që kanë mbetur edhe dy komuna. Nga shërbimi votues nga 19 mijë pako të vlerësuara deri më tani janë aprovuar mbi 22 mijë zarfe të refuzuara janë pjesa tjetër dhe të proceduara janë mbi 31 zarfe nga 19 mijë pako”.
“Sa i përket procesit të materialit të zgjedhjeve të kandidatëve QNR po thuajse i ka proceduar të gjithë formularët që nuk kanë pasur probleme teknike. Janë 35 vendvotime që nuk kanë mundur të kalojnë auditimin. Kategoria e tretë që ka numri me të madh të vendvotimeve është që duhet të vërehet rinumërimi ku janë 370 vendvotime ku një kandidat ka më shumë vota se sa subjekti dhe për këtë është rekomandimi që të kemi rinumërim”. /tg/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
