fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Vendim i Komisionit për Ankesa

Publikuar

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 08.02.2024 shqyrtoi ankesën e KF ”Mitrovica“ me nr Reference 1497/1 datë 08.02.2024, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit për Statusin e lojtarëve datë 15.01.2024, i cili e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e lojtarit Kamohelo Hoala datë 05.01.2024 për shkëputje të njëanshme të kontrantës për mospërmbushje të obligimeve nga kontrata profesionale nr reference 446 e lidhur ndërmjet KF “Mitrovica“ dhe lojtarit Kamohelo Hoala me datë 22.08.2023.

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 08.02.2024 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se vendimi i Komisionit për Statusin e lojtarëve datë 15.01.2024. është i drejtë dhe Vërtetohet ndërsa ankesa e KF “Mitrovica” refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë pas shyrtimit të ankesës, provave dhe dokumentacioneve shtesë, materialeve komplete të verifikuara në FFK vërtetoi vendimin e Komisionit për Statusin e lojtarëve datë 15.01.2024 bazuar në nenin 119 pika A i Rregullores Disiplinore. Lojtari Kamohelo Hoala ka të drejtë e shkëputjes së njëanshme të kontratës, ndërsa KF Mitrovica”, obligohet që t’i përmbush obligimëet finanaciare ndaj lojtarit Kamohelo Hoala sipas nenit 9 të kontrantës së punës me numër reference 446 e lidhur ndërmjet ndërmjet KF “Mitrovica“ dhe lojtarit Kamohelo Hoala me datë 22.08.2023. Bazuar në këto të dhëna Komisioni i Ankesave –shkalla e dytë vërtetoj vendimin e Komisionit për Statusin e Lojtarëve me nr reference 585?2 datë 15.01.2024 ndërsa ankesën e KF “Mitrovica” refuzohet si e pa bazuar.

Këshilla Juridike:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në ëeb faqen zyrtare të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë
Haki Xhemajli – kryetar
Prishtinë: Datë: 08.02.2024

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook