fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Vdes Ridvan Hoxha, veprimtar i LDK-së

Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazëvendësueshëm.

Publikuar

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë, veprimtari i saj i kamotshëm i saj, profesori, Ridvan Hoxha. “Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazëvendësueshëm”, ka shkruar LDK në telegramin ngushëllues për vdekjen e profesorit Hoxha.

LDK po ashtu ka ngushëlluar edhe komunitetin arsimor ku Hoxha dha kontribut.

“Ikja jote kaq e papritur na tronditi rënd të gjithëve. Në takimin e fundit të partisë ishe i mbushur me energji e pozitivitet, kërkoje më shumë angazhim të të gjithë neve, e sot paske mbyllur sytë përgjithmonë, duke na lënë të mërzitur e me lot në sy”.

“Do të mbahesh mend për kontributin tënd të madh në jetën publike dhe në arsimimin e brezave. Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazëvendësueshëm. Neve kolegëve do të na mungojnë bisedat miqësore, humori yt i hollë, dashamirësia dhe bashkëpunimi i sinqertë kolegial. Do të na mungojë prezenca jote në takime e aktivitete, do të na mungojnë propozimet, idetë e kritikat tua konstruktive”.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook