Kronikë e zezë
Vdes një person në Gjilan, pasi ishte therur me thikë
Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Një person i moshës madhore ka ndërruar jetë pasi u ther me thikë në Gjilan.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se i dyshuari është arrestuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhu rreth orës 13:15.
“Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundur të konstatojë vdekjen e viktimës i moshës madhore”, ka thënë Hashani.
Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
