fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Vdes miku i Prishtinës, Milan Bandic

Publikuar

Milan Bandiç, kryetari  i Zagrebit, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare nga sulmi në zemër.

Lajmi për vdekjen e kryebashkiakut, Bandić, u bë publike nga autoritetet zyrtare të qytetit  në orët para të së dielës 28 shkurt 2021.

“Me pikëllim të thellë informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe opinionin kroat se papritmas, sot, më 28 shkurt, në moshën 66-vjeçare, Kryetari i Qytetit të Zagrebit, z.Milan Bandiç, vdiq nga një sulm në zemër.  Ai jetoi për qytetin e tij, për zagrebaset dhe zagrebasit, të cilët ishin në vendin e parë për gjithçka që bëri, për punën që kreu me dashuri dhe energji, duke aktivizuar tërë qenien e tij, pa pushim për 21 vite. Ne do të informojmë opinionin për detajet, kohën e varrimit, mbajtjen e ceremonisë përkujtimore, si dhe informacione të tjera në lidhje me këtë lajm pikëllues“, thuhet në deklaratë.

Gjatë udhëheqjes së Zagrebit nga Bandic, Prishtina dhe Zagrebi kanë pasur raport shumë të mirë bashkëpunuese në shumë fusha. Bandic ka qenë mik i Prishtinës dhe shumë shpesh e ka vizituar atë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021