Ka ndërruar jetë për shkak të covid-19 një prej shefave më me emër të kulinarisë shqiptare Përparim Babalija.
Ishte ndër shefat më të mirë që promovoi fuqishëm kulinarinë shqiptare. “Një djalë që ka kontribuuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu I lehtë koleg”, shkruan në faqen e vet në shenjë homazhi Mrizi I Zanave, e pronari I saj Altin Prenga.
Përparim Babalija, ka lindur në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Sic ka treguar nëpër intervista frymëzimi I tij ka qenë gjyshi Isa dhe babai Valdeti.
Ai u kualifikua më pas në Francë dhe Poloni dhe solli në Shqipëri e Kosovë eksperiencën evropiane, duke kombinuar ushqimin evropian me atë tradicional të Kosovës.
Dy vite më parë ai ishte pjesëmarrës në organizimin “Shije shqiptare” që u bë në Tiranë e më pas edhe në Kosovë, ku shefat më në zë të Kuzhinës shqiptare gatuan pjatat tradicionale të trevave nga ata vijnë.