fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

Vdes aktori Guljelm Radoja

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Publikuar

Aktori shqiptar Guljelm Radoja ka vdekur me koronavirus në moshën 75-vjeçare. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar dy ditë më parë se ai ka qenë në intubim. Ai është trajtuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi për gati një muaj. Guljelm Radoja ka lindur më 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër përmendet për rolet në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bellit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit e tjera.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.

Ai më pas ka luajtur edhe një varg rolesh tjera si ai i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, e tjera.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021