Shëndeti
Varhelyi: Pandemia përfundon pasi të vaksinohemi të gjithë
Varhelyi ka thënë se dërgesa e 4 majit është e para në mesin e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën

Publikuar
2 vjet më parëmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Komisionarin e lartë të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, kanë parë nga afër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit të stafit shëndetësor në Kosovë.
Komisionari Varhelyi ka thënë se është i lumtur që sheh njerëzit duke u vaksinuar.
“Ditë e mrekullueshme për Kosovën. Ka qenë detyrë e rëndë për të siguruar vaksina, por ja ku janë”, ka thënë ai.
Varhelyi ka thënë se dërgesa e 4 majit është e para në mesin e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, dërgesa e radhës do të arrijë në Kosovë në muajin qershor, dhe me këto doza do të mund të vaksinohet i gjithë stafi shëndetësor.
“Pandemia do të përfundojë vetëm pasi të gjithë të jemi vaksinuar”, ka thënë mes tjerash ai.
Kurti, ndërkaq, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi për sigurim të më shumë vaksinave kundër këtij virusi.
“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë derisa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë. Ne synojmë që të vaksinojmë grupet e rrezikuara para verës dhe të vazhdojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, ka thënë Kurti të mërkurën nga Salla 1 Tetori, ku nga rinisur procesi i imunimizimit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech më 4 maj.
Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
