fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Varhelyi kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e Kryeministrit të Kosovës

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim. Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e Kryeministrit të Kosovës.

“Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës ju dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi.

Në vazhdim të letër urimit, Komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej, ai ka thënë se luftimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor: “Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021