Kosovë
Varhelyi: Kemi bërë kërkesë që shtetet e BE të hapin kufijtë, shpresoj të kemi një verë normale
Ne kemi bërë një propozim për shtetet anëtare dhe do të merret një vendim si do ecet para.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur se po punojnë për të sjellë vaksina të tjera në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sa i përket vendeve si Kosova, Maqedonia dhe Bosnja që janë shumë larg vaksinimit masiv, Varhelyi tha se kanë bërë një propozim dhe pritet të merret një vendim në mënyrë që të ecet përpara. Ndër të tjera shpresoi që kjo verë të jetë rikthim normalitet pasi procesi i vaksinimit po vijon pa pushim.
Varhelyi: Shpresoj shumë që me 651 mijë dozat, ne thjesht po çelim dorëzimin e dozave. Ne po punojmë edhe për të sjellë doza të tjera dhe shpresoj që do vij vetë në të ardhmen pasi dozat do jenë aq të shpeshta në Shqipëri sa nuk do vij dot vetë aq shpesh sa dozat.
Ne kemi bërë një propozim për shtetet anëtare dhe do të merret një vendim si do ecet para. Në rekomandimet tona kemi sugjeruar që shtetet anëtare të hapin kufijtë dhe të lejojnë qytetarët e shteteve të tjera dhe të hyjnë në BE, edhe pa pasur arsye thelbësore. Në ato vende ku ka situatë të mirë epidemiologjike, të ketë mundësi për udhëtim, por edhe ata që janë të vaksinuar. Shpresoj të kemi një verë që do ti ngjajë një normaliteti veror.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
