Sport
Varane preferon Manchester United-in

Mbrojtësi francez i Real Madrid sipas të gjitha gjasave do të largohet nga klubi madrelien duke qenë i vendosur për lëvizje drejt Old Trafford.
Kjo lëvizje mund të ndodhë gjatë verës në qoftë se Varane largohet nga Real Madrid, dhe aj pëlqen opsionin e transferimit te ‘djajtë e kuq’, shkruan AS.
Varanes i ka mbetur vetëm edhe një vit kontrat me Real Madrid, dhe kështu është duke u bërë shënjestër e gjithë klubeve prestigjioze evropiane.
AS shkruan se 27-vjeçari dëshiron të luaj në Premier Ligë, dhe u jep përparësi para kampionëve të Ligë 1 të Francës./tipografi/
