Lajme
Vapa e qershorit befason Ballkanin
Në qytetin boshnjak të Mostarit, termometri në mesditë, të mërkurën, shënoi 41 gradë, ndërkaq në Prishtinë u regjistrua temperatura maksimale prej 39 gradësh.
Një valë e të nxehtit të madh ka përfshirë Ballkanin, duke e befasuar gadishullin, i cili është mësuar që të përballet me temperatura të larta kryesisht gjatë muajit gusht, dhe jo aq herët sa tani, në qershor.
Në qytetin boshnjak të Mostarit, termometri në mesditë, të mërkurën, shënoi 41 gradë, ndërkaq në Prishtinë u regjistrua temperatura maksimale prej 39 gradësh.
Zhegu po e mundon edhe Beogradin, ku janë raportuar alivanosje të njerëzve nëpër rrugë.
Autoritetet në Ballkan po u bëjnë thirrje banorëve të shmangin daljen e panevojshme jashtë, gjatë orëve kur rrezet e diellit janë përvëluese.
