fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

Van Dijk nuk i beson Liverpoolit pa Klopp, holandezi stopon rinovimin e kontratës

Publikuar

“Njoftimi për largimin e Jurgen Klopp është i vështirë për t’u pranuar”, është kjo fjalia me të cilën Virgil Van Dijk “ngrin” tifozerinë e Liverpool. Holandezi ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me The Reds, mirëpo për momentin lojtari ka ndërprerë bisedimet me klubin ndërsa shprehet se fillimisht kërkon të kuptojë se cila është rruga që do të ndjekë klubi në epokën post-Klopp.

“Drejtuesit do të kenë një punë të jashtëzakonshme dhe këtë e dinë të gjithë. Duhet të zëvendësojnë një trajner si Klopp, stafin e tij. Me pak fjalë një grup të tërë. Ka shumë punë dhe unë jam kurioz të shoh se si do të shkoj ky process”, theksoi Van Dijk.

Lexo edhe: 

32-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Southampton ndërsa është shndërruar në liderin e skuadrës. Me fanellën e Liverpool, Van Dijk numëron 246 prezenca, 21 gola dhe 14 asistë. Por, mbi të gjitha ato që kanë vlerë janë trofetë dhe me The Reds, mbrojtësi ka fituar një titull në Premier League, një Champions League, një Kupë Bote për Klube, një SuperKupë UEFA, një FA Cup, një Kupë Lige dhe një Community Shield.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook