fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Vaksinimi kusht për të udhëtuar jashtë vendit

Publikuar

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në Fokus”  tha se vaksinimi anti-COVID mund të kthehet në kusht për udhetimet jashtë vendit.

Kreu i qeverisë tha se qeveria shqiptare ka krijuar pasaportën e vaksinimit anti-COVID të qytetarëve për t’i paraprirë situatës nëse vendet e tjera do ta kenë si kusht.

“Ndërkohë që ne përgatitemi për të disponuar sasi të koniderueshme vaksinash, ne disponojmë falë revolucionit digjital, një sistem që garanton transparencë dhe kemi krijuar pasaportën digjitale të vaksinimit, duke u parapërgatitur edhe për mundësinë që vaksinimi mund të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit nga të tjerët”, tha Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë foli edhe për atë që e quajti revolucion digjital, që kur PS-ja erdhi në pushtet.

“Nga 14 shërbime që ishin, kemi 1207 shërbime. Kemi 1.87 milionë përdorues nga 50000 që ishin kur erdhëm në pushtet”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai shtoi më tej se falë digjitalizimit janë shkurtuar 472 vjet kohë nëpër radhë.

“95% e shërbimeve janë online për qytetarët shqiptarë”, tha ai më tej.

Kreu i qeverisë deklaroi edhe dëftesat e nxënësve do të ofrohen online me vulë elektronike.

“Sot, edhe pse ka ende shumë për të bërë, shërbimet shtetërore për ata që janë jashtë mundësojnë që 38 shërbime që deri dje duhej prania fizike në konsullatë janë online. Sot shtetasit e huaj që duan të jetojnë apo punojnë në Shqipëri e marrin vizën përmes një procesi që bëhet i gjithi online”, përfundoi ai.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021