Lajme
Vaksinimi i Kurtit, është arrogancë e kurrsesi simbolikë
Ceremonia e vaksinimit kundër COVID-it e një kryeministri, ende pa u vaksinuar stafi mjekësor e ende pa siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës, është arrogancë por kurrsesi simbolikë. Ose është simbolikë që s’na duhet.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në një postim në Facebook, e ka konsideruar tërësisht të panevojshme veprimin simbolik të kryeministrit Kurti për tu vaksinuar meqë sipas tij një veprim i tillë do të duhej të bëhej vetëm kur të ishte siguruar se asnjë qytetar nuk do të mbesë mbrapa, sepse depot janë plot e në pritje.
“Në rrethanat tona, kur vaksinat nuk janë siguruar ende, i pari që do të duhej të vaksinohej sot do të ishte dashur të jetë drejtuesi i Qendrës së Klinikës Infektive, ai i cili është për çdo ditë në front të parë me virusin e në ndihmë të qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i tij i plotë:
Vaksinimi i një kryeministri si akt simbolik, do të ishte i tillë vetëm kur ai kryeministër ta kishte zgjedhur me kohë problemin me furnizimin me vaksina. Vetëm kur të ishte siguruar se asnjë qytetar nuk do të mbesë mbrapa, sepse depot janë plot e në pritje.
Në rrethanat tona, kur vaksinat nuk janë siguruar ende, i pari që do të duhej të vaksinohej sot do të ishte dashur të jetë drejtuesi i Qendrës së Klinikës Infektive, ai i cili është për çdo ditë në front të parë me virusin e në ndihmë të qytetarëve.
Ceremonia e vaksinimit kundër COVID-it e një kryeministri, ende pa u vaksinuar stafi mjekësor e ende pa siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës, është arrogancë por kurrsesi simbolikë. Ose është simbolikë që s’na duhet.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
