fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

Vaksina – jo arkivole

Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë”, thuhej në mesazhin e të rinjve

Publikuar

Disa të rinj kanë ndezur 352 qirinj para Ministrisë së Shëndetësisë, për të përkujtuar 352 persona që kanë vdekur nga pandemia COVID 19, prej ditës kur është formuar Qeveria Kurti 2.

Me këtë aksion, ata kanë shprehur protestën ndaj Qeverisë Kurti për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe dështimin në sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Këta të rinj kanë lënë disa mesazhe ku thuhet se pritja për sigurimin e vaksinave është bërë e papranueshme dhe çdo ditë po rritet ankthi nga vdekjet si pasojë e virusit.

“Duam vaksina shpejt – jo arkivole për prindërit dhe gjyshërit tanë”, thuhej në mesazhin e të rinjve. 

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021