Lajme
Vakat dhe KDTP, mbështetje pa kushte për Kurtin

Publikuar
2 vjet më parëmë

Për dallim prej partive tjera, qëndrim tjetër kanë në koalicionin e partive boshnjake ‘Vakat’. Rasim Demiri, kryetar i këtij koalicioni, i cili vetë nuk ka mundur të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi që ka pasuar nga një gjobë në trafik, tha për Radion Evropa e Lirë, se aktualisht nuk kanë kushte dhe presin ftesë për bashkëqeverisje.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me çdo qeveri, edhe me zotin Kurti, të cilin e uroj për fitoren e madhe. Nëse kemi ftesë nga zoti Kurti për të formuar qeverinë dhe për bashkëpunim, ne jemi të gatshëm”, tha Demiri, koalicioni i të cilit, sipas projeksioneve aktuale do të ketë një ulëse nga komuniteti boshnjak në kuvend.
Të gatshëm për bashkëpunim me qeverinë e udhëhequr nga Vetëvendosje, janë edhe nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), e cila sipas projeksioneve, do të ketë dy ulëset e kuvendit, të garantuara për këtë komunitet. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësi i KDTP-së, Fikrim Damka.
“Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të kontribuojmë për të ardhmen e Kosovës. Jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe në këtë qeveri, por ende nuk kemi pasur asnjë takim. Për ne, është e rëndësishme që të pajtohemi për programet e përbashkëta, të LVV-së dhe KDTP-së. Mendoj se mund të pajtohemi për programin qeverisës katërvjeçar”, tha Damka.
Elbert Krasniqi, nga komuniteti egjiptian, që drejton Iniciativën e re Demokratike të Kosovës, sipas rezultateve aktuale, ka fituar sërish ulëse në kuvend. Edhe në legjislaturën e kaluar, ai ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, gjë të cilën tha se do ta vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme.
“Në parim, ne nuk kemi kushte, por jemi të interesuar që të shohim zhvillim të gjithëmbarshëm në Kosovë, e në këtë rast edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunitetit tonë dhe komuniteteve të tjera. Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kuvendit dhe që mund të mbështesim Qeverinë Kurti”, tha Krasniqi për Radion Evropën e Lirë.
Sidoqoftë, ai shpreh shqetësim për përfaqësimin e komuniteteve të tjera, pasi siç tha, do të kontrollohen nga Lista Serbe.
“Do të përballemi me një situatë të re, ku disa deputetë të komuniteteve do të kontrollohen nga Lista Serbe”, tha Krasniqi.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
