Lajme
UZ-ja dhe Vakat: Votat serbe, fakt

Publikuar
2 vjet më parëmë

Ndaj akuzave që kanë adresuar përfaqësueset e Unionit Socialdemokrat dhe Partisë së Re Demokratike, kanë reaguar përfaqësuesit e Komunitetit të Bashkuar (UZ) dhe Koalicionit Vakat.
Adrijana Hoxhiq, themeluese dhe bartëse e listës së Komunitetit të Bashkuar thotë për Radion Evropa e Lirë se “ata që humbin kanë të drejtë të hidhërohen” dhe se ajo ka filluar një proces demokratik dhe se “secila votë që ka marrë është votë e qytetarit të Kosovë” që ka besuar në programin e saj.
“Unë jam e bindur që kam pasur vota edhe nga komuniteti serb, por edhe nga komuniteti shqiptar, nga komuniteti turk dhe nga komuniteti boshnjak. Por, mos harroni që komunat ku komuniteti serb është shumicë, këto komuna nuk janë një-etnike.
Aty jetojnë edhe komunitete tjera. Kështu që unë, si një kandidate, mund vetëm të krenohem që ndoshta jam e vetmja që ka marrë vota nga të gjitha komunitetet dhe do të mundohem që ta arsyetoj këtë”, theksoi Hoxhiq.
Rasim Demiri, kryetar Koalicionit Vakat, i cili vetë nuk ka mundur të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të një dënimi që ka pasuar nga një gjobë në trafik, thotë për Radion Evropa e Lirë, që të gjitha subjektet politike boshnjake, pa përjashtim, kanë marrë vota jo vetëm në komunat ku jeton komuniteti boshnjak, por edhe komunitetet tjera.
“Fakti që po lajmërohet një numër i vogël, diku rreth 550 vota në disa mjedise ku popullata shumicë është serbe, unë vërtet për këtë nuk kam asnjë informatë.
Është njëjtë sikurse në zgjedhjet e mëparshme, kur në Kaçanik, kemi pasur 350 vota, si koalicion Vakat. Kështu që ne nuk kemi asnjë lidhje me ato vota dhe koalicioni Vakat nuk ka nevojë absolutisht për vota të tilla”, thotë Demiri.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
